Kontrata marramendëse e Luka Doncic-it te Lakers, fiton gati dyfishin e Erling Haaland

Kontrata marramendëse e Luka Doncic-it te Lakers, fiton gati dyfishin e Erling Haaland

18:03, 04/08/2025

‘Ylli’ i basketbollit, Luka Doncic, ka nënshkruar një kontratë të re mahnitëse me Los Angeles Lakers, e cila jo vetëm që e bën një nga lojtarët më të paguar në histori, por gjithashtu ka nxitur diskutime të mëdha për pabarazinë në paga mes NBA-së dhe WNBA-së.

Pas një prej lëvizjeve më të bujshme në historinë e NBA-së, kur Doncic u transferua nga Dallas Mavericks te Lakers në shkurt, në këmbim me Anthony Davis, 26-vjeçari e ka konfirmuar veten si një nga më të mirët në ligë. Performancat e tij të jashtëzakonshme e kanë bindur klubin nga Los Angeles të nënshkruajë me të një kontratë të re trevjeçare, me opsion për një vit shtesë në vitin 2028.

Sipas ESPN, marrëveshja e re i garanton Doncic-it 165 milionë dollarë, që përkthehet në 55 milionë dollarë në vit. Nëse shpërndahet në baza ditore e orare, kjo shumë do të thotë se ai do të fitojë rreth 6,278 dollarë për çdo orë të ditës, çdo ditë për tre vjet rresht.

Për krahasim, edhe Erling Haaland, i cili mendohet të jetë lojtari më i paguar në Premier League, fiton rreth 3,799 dollarë në orë, dukshëm më pak se Doncic.

Këto shifra marramendëse kanë thelluar debatet rreth hendekut gjinor në pagat në sport. Lojtare të njohura të WNBA-së, si Caitlin Clark dhe Angel Reese, kanë protestuar hapur për këtë pabarazi. Reese madje është shprehur se paga e saj nuk mjafton as për të paguar faturat mujore.

Ndërkohë që të ardhurat e sakta të Clark dhe Reese nuk janë publikuar zyrtarisht, raportimet tregojnë se asnjëra prej tyre nuk fiton më shumë se 80,000 dollarë në vit, një shifër që bie në kontrast të thellë me milionat që arkëton Luka Doncic.

Kontrata e re e Doncic-it, përveçse është një sukses personal për basketbollistin slloven, ka vënë sërish në qendër të vëmendjes diskutimin për barazinë në sportin profesionist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco