Shfaqet një klub i ri i Serie A që do Kristjan Asllanin

Shfaqet një klub i ri i Serie A që do Kristjan Asllanin

15:51, 04/08/2025

Kristjan Asllani është një emër të cilit Interi po mundohet me çdo kusht t’i gjejë një sistemim gjatë merkatos së verës.

Ai nuk është pjesë e planeve të trajnerit Kivu, i cili luan me një mesfushë ndryshe nga ajo e Inzagit, ndaj hapësirat për të do të ishin minimale.

Ofertat nga klubet italiane, prioriteti i Asllanit, deri tani kanë munguar.

Por sot në mediat përtej Adriatikut është përhapur një lajm interesant rreth të ardhmes së tij.

Sipas tyre, Asllani po i ofrohet Parmës si shkëmbim plus disa miliona euro, për të marrë mbrojtësin Leoni.

Bëhet e ditur se Asllani nuk do të ishte kundër një transferimi të tillë, i ndërgjegjshëm se te një klub si Parma do të kishte rol protagonisti.

Duke parë se askush tjetër deri tani nuk ka bërë ofertë për mesfushorin, kjo duket hipoteza më e mundshme, që do të kënaqte të gjitha palët e përfshira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco