Patrik Schick rinovon kontratën me Bayer Leverkusen

Patrik Schick rinovon kontratën me Bayer Leverkusen

14:18, 04/08/2025

Patrik Schick ka zgjatur kontratën e tij me Bayer Leverkusen. Ish-sulmuesi i Sampdorias dhe Romës është zotuar të qëndrojë tek “aspirinat” deri në vitin 2030.

Klubi gjerman e njoftoi lajmin në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare të internetit: “Bayer 04 Leverkusen ia ka zgjatur kontratën lojtarit çek Patrik Schick para kohe. Sulmuesi qendror ka nënshkruar një kontratë me nën-kampionët aktual të Bundesligës që vlen deri më 30 qershor 2030. Marrëveshja e mëparshme midis palëve vlente deri në verën e vitit 2027”.

Patrick Schick nuk do të kthehet në Serie A: çeku, i cili ishte i lidhur me një kalim te Milani ditët e fundit, ka rinovuar kontratën e tij me klubin gjerman deri në vitin 2030.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco