Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Sulm ndaj bashkëjetesës etnike

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Sulm ndaj bashkëjetesës etnike

09:22, 04/08/2025

Skena të rënda, me gjuhë urrejtjeje, kore raciste dhe ksenofobe ndaj shqiptarëve janë përsëritur në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë ndeshjes së Basketbollit me Rumaninë, mbrëmjen e së shtunës, tifozët e pranishëm përsëritën refrene që i quanin shqiptarët të mallkuar dhe kërkonin një Maqedoni “të pastër”

E gjithë kjo ndodhi në praninë  në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të punëve të jashtme Panço Toshkovski, zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror.

Gjatë ndeshjes u dëgjuan edhe thirrje të tjera provokuese që kërkonin vdekjen e shqiptarëve apo parulla të tjera që në kujtesë sjellin periudha të errëta të historisë së rajonit.

Pas përfundimit të ndeshjes, nuk pati asnjë reagim zyrtar, distancim publik apo kërkim falje nga organizatorët apo përfaqësuesit e institucioneve për incidentin.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti (shqiptar), reagoi ashpër duke thënë se këto veprime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj bashkëjetesës dhe barazisë.

Image

Nga ana tjetër Bashkimi Demokratik për Integrim tha se edhe më e neveritshme është heshtja e institucioneve organizatore dhe e qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco