Sot hidhet shorti, Egnatia dhe Dinamo mësojnë rivalin e mundshëm për ndeshjet ‘play-off’

Sot hidhet shorti, Egnatia dhe Dinamo mësojnë rivalin e mundshëm për ndeshjet ‘play-off’

09:04, 04/08/2025

Egnatia dhe Dinamo nisin këtë javë pjesëmarrjen e tyre në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ku shorti nuk ka qenë edhe aq i lehtë për ta, pasi vendosi rrogozhinasit përballë Olimpija Ljubljanës, ndërsa kryeqytetasit përballë Hajduk Splitit.

Fokusi i dy skuadrave të Superiores është plotësisht te këto dy ndeshje, por ndërkohë, që sot ata do të mësojnë se me kë mund të ndeshen në “play-off” të kompeticionit, nëse vazhdojnë me tej.

Ashtu siç dihet, Egnatia përballet vetëm me skuadrat kampione që janë eliminuar nga Liga e Kampioneve apo nga Liga e Europës.

Në favor ka faktin se në short hyn me koeficientin e lartë të Olimpija Ljubljanës, që e i jep një avantazh pasi e vendos në vazon e ekipeve të forta.

Ndërkaq, Dinamo hyn në vazon e ekipeve të dobëta në shortin e turit “play-off” dhe do të duhet të shmangë disa emra shumë të mëdhenj që hyjnë në garë në këtë pikë të turneut, me Fiorentinën e Kristal Palas që përbëjnë rrezikun kryesor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco