Porto surprizon tifozët De Jong prezantohet papritur mes afrimeve të reja

Porto surprizon tifozët De Jong prezantohet papritur mes afrimeve të reja

20:19, 03/08/2025

FC Porto kishte përgatitur një prezantim "klasik" të blerjeve të reja para miqësores kundër Atlético Madridit. Në mesin e emrave të konfirmuar ishin: Victor Froholdt (nga Copenhagen për 20 milionë euro), Gabri Veiga (Al Ahli – 15 milionë), Alberto Costa (Juventus – 15 milionë), Borja Sainz (Norwich – 13.3 milionë), Nehuen Pérez (Udinese – 13.3 milionë), Jan Bednarek (Southampton – 7.5 milionë), Dominik Prpic (Hajduk Split – 4.5 milionë) dhe Joao Costa (Estrela Amadora).

Por surpriza më e madhe erdhi në fund, kur Luuk de Jong, ish-sulmues i Sevilla-s dhe Barcelonës, u prezantua papritur si përforcimi i ri i “dragojve”. 34-vjeçari ishte pa skuadër që prej përfundimit të kontratës me PSV në qershor dhe prezantimi i tij ishte mbajtur plotësisht sekret, madje nuk është bërë e ditur ende kohëzgjatja e kontratës.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, ishte vetë presidenti André Villas-Boas që insistoi për transferimin e holandezit, i cili do të mbajë fanellën me numrin 26. Kjo do të jetë eksperienca e pestë jashtë Eredivisie për De Jong, pas aventurave me Borussia Mönchengladbach, Newcastle, Sevilla-n dhe Barcelonën.

Luuk de Jong shkon te Porto me statistika të forta nga sezoni i kaluar: 18 gola dhe 13 asistime në 47 ndeshje me PSV, duke u konsideruar një përforcim me shumë vlerë për repartin ofensiv të skuadrës portugeze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco