Zeneli vendos 'derbin' shqiptar në Suedi me një gol spektakolar ndaj Berishës

Zeneli vendos 'derbin' shqiptar në Suedi me një gol spektakolar ndaj Berishës

19:09, 03/08/2025

Një tjetër përballje mes shqiptarësh u zhvillua këtë fundjavë në elitën e futbollit suedez, ku Elfsborgu i Besfort dhe Arbër Zenelit mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën e Haken-it, ku aktivizohet portieri Etrit Berisha.

Heroi i ndeshjes ishte Arbër Zeneli, i cili u fut në lojë në minutën e 59-të dhe vetëm pak minuta para fundit, në të 87-ën, realizoi një gol fantastik, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit. Me këtë triumf, Elfsborgu ngjitet në vendin e tretë me 35 pikë, ndërsa Haken-i i Berishës mbetet në pozitën e 10-të me 22 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco