Bayern-i konfirmon largimin e portugezit drejt Premier League-s

Bayern-i konfirmon largimin e portugezit drejt Premier League-s

17:53, 03/08/2025

Pas vetëm një sezoni në Gjermani, mesfushori portugez, João Palhinha, është pranë largimit nga Bayern-i. Lajmin e ka konfirmuar vetë drejtori sportiv i bavarezëve, Christoph Freund, pas fitores 2-1 ndaj Lyonit në një miqësore parasezonale.

“Nëse gjithçka shkon mirë, marrëveshja do të përfundojë shumë shpejt,” u shpreh Freund, duke bërë të ditur se mesfushori është në negociata të avancuara me një tjetër klub. Sipas mediave britanike dhe portugeze, destinacioni i radhës për Palhinha-n pritet të jetë Tottenham Hotspur, me formulën e një huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Palhinha iu bashkua Bayernit verën e kaluar nga Fulham për 51 milionë euro, duke firmosur një kontratë deri në vitin 2028. Por ndryshimi në bankinë, me largimin e trajnerit Thomas Tuchel, që e dëshironte me ngulm, emërimi i Vincent Kompany e la mesfushorin 30-vjeçar jashtë planeve të rregullta. Në sezonin 2024/25, ai u aktivizua në vetëm 10 ndeshje si titullar nga 25 gjithsej.

Ky rikthim në Premier League, kampionati ku ai shkëlqeu me Fulhamin, mund të jetë një mundësi e artë për rilindje në karrierë, këtë herë me fanellën e Spurs. Nëse gjithçka shkon sipas pritshmërive, Palhinha do të jetë një përforcim me peshë për repartin qendror të londinezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco