Rakitic me mesazh për tifozët e Milanit pas transferimit të Modric-it: Nuk e dinë sa me fat janë!

Rakitic me mesazh për tifozët e Milanit pas transferimit të Modric-it: Nuk e dinë sa me fat janë!

17:23, 03/08/2025

Luka Modric është tashmë zyrtarisht lojtar i Milanit. Mesfushori kroat ka realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë, duke veshur fanellën kuqezi, dhe tifozët e Milanit do të kenë rastin të shohin një tjetër fitues të Topit të Artë në fushën e “San Siros”.

Në këtë atmosferë entuziazmi, nuk kanë munguar reagimet, mes tyre edhe ai i mikut dhe bashkëkombësit të Modric, Ivan Rakitic, ish-mesfushor i njohur i Kroacisë dhe aktualisht drejtor teknik i Hajdukut të Splitit. Ai ka publikuar në Instagram një foto së bashku me Modric, të shoqëruar me një mesazh të veçantë drejtuar tifozëve kuqezi:

“Nuk e dinë sa me fat janë, vëlla!!! Suksese, gjithmonë pranë teje!!! Faleminderit për vizitën, vëlla!”

Një shprehje e qartë e mbështetjes dhe krenarisë për bashkëkombësin që po nis një kapitull të ri në një nga klubet më të mëdha në botë. Për Modric, kjo aventurë me Milanin është më shumë se një transferim, është një ëndërr që bëhet realitet.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco