Juventusi e ka nisur me barazim 2-2 me Rexhianën e Serisë B miqësoren e parë të zhvilluar në fazën përgatitore para nisjes së sezonit.
Sfida u zhbllokua për Rexhianën në minutën e 22-të nga Natan Girma, por festa nuk iu zgjati shumë pasi për 1 minutë, Konseisao riktheu baraspeshën.
Kështu pjesa e parë u mbyll në barazimin 1-1.
Në pjesën e dytë shënoi Vlahoviç, ekzaktësisht në të 47’ dhe Gondo barazoi në të 72-ën.
Pavarësisht tentativave për të shënuar sërish, dueli u mbyll në 2-2.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: