Dani Olmo: Eliminimi i hidhur ndaj Interit në Champions të na shërbejë si mësim për sezonin e ri

Dani Olmo: Eliminimi i hidhur ndaj Interit në Champions të na shërbejë si mësim për sezonin e ri

11:29, 02/08/2025

Pas një sezoni të parë pozitiv, por të ndikuar nga dëmtimet, Dani Olmo po përgatitet me entuziazëm për vitin e tij të dytë me fanellën e Barcelonës.

Fantazisti po stërvitet me grupin e plotë, një gjë e rrallë për fazën përgatitore, zakonisht e ndikuar nga grumbullimet me kombëtaret.

Në një intervistë për “Sport”, Olmo rikujton sezonin inaugurues me katalanasit dhe shikon përpara, duke pranuar se objektivi i qartë është Liga e Kampionëve, i vetmi trofe që mungon (pas sezonit të kaluar triumfues): “Champions League mbetet një ëndërr, kjo është e sigurt. Sezonin e kaluar mund të kishim arritur në finale, por na munguan disa detaje të vogla. Tani kemi një tjetër mundësi”.

Për eliminimin e diskutueshëm në Milano, kundër Interit, Olmo nuk kërkon justifikime: “Po të kishim shënuar një gol më shumë, nuk do të flisnim sot për këtë. Ka gjëra që duhen përmirësuar, edhe ajo ndeshje duhet të na shërbejë si mësim”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco