Kush është Komoto, talenti 17-vjeçar i Milanit që po i ngjan Sandro Tonalit

Kush është Komoto, talenti 17-vjeçar i Milanit që po i ngjan Sandro Tonalit

20:33, 01/08/2025

Kristian Komoto, mesfushori i talentuar i lindur në 2008, po bën namin në akademinë e Milanit dhe jo vetëm.

Djali i ish-mbrojtësit Xhanluka Komoto, Kristian, ka treguar aftësi teknike dhe personalitet të fortë, siç dëshmoi edhe penalltia e bukur me “panenka” kundër Perth Glorit në turneun veror në Australi.

Me përvojë në akademitë e Peruxhias, Interit dhe Fiorentinës, ai ka arritur të bëhet një nga shtyllat e ekipit Primavera të Milanit, me 35 ndeshje, 4 gola dhe 3 asiste në sezonin aktual.

Komoto shquhet për inteligjencën taktike, vizionin e lojës dhe fuqinë fizike, duke u krahasuar me emra si Tonali dhe Fratezi.

Me një e ardhme premtuese përpara, Kristian mund të debutojë së shpejti në futbollin profesionist, ndoshta fillimisht me një huazim, ndërsa emri Komoto rikthehet në skenën e futbollit italian me stilin e vet unik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco