Luka Modric i kundërpërgjigjet komentatorit të ‘Barça TV’

Luka Modric i kundërpërgjigjet komentatorit të ‘Barça TV’

19:47, 01/08/2025

Dje u raportua për fyerjet dhe ironitë që kanali zyrtar i klubit të Barcelonës, “Barça TV”, i drejtoi Luka Modricit, ish-mesfushorit të Real Madridit, i cili këtë verë u transferua te Milani.

Gjithçka nisi kur “Barça TV” publikoi një video nga finalja e Kupës së Mbretit të zhvilluar në fund të prillit, ku Barcelona fitoi 3-2 ndaj Real Madridit pas kohëve shtesë.

Në minutën e 116-të të ndeshjes, Jules Kounde lexoi një pasim të gabuar të Modricit, vrapoi drejt zonës dhe shënoi me një goditje të saktë nga rreth 20 metra, duke e dërguar topin në cepin e poshtëm të portës së Thibaut Courtois.

Kanali zyrtar i Barcelonës komentoi me ironi këtë episod, duke shkruar: “Këtu nuk i dhamë respektin që meriton Luka Modric. Asistimi i tij i fundit i shkëlqyer ishte pasimi për Kounden në finalen e Kupës së Mbretit”.

Sipas portalit spanjoll “Defensa Central”, i cili mbulon zhvillimet e Real Madridit, Modric ka reaguar në mënyrë jozyrtare përmes mesazheve private.

Ai thuhet se e ka parë videon pasi disa miq, përfshirë ish-shokun e skuadrës Dani Carvajal, ia kishin dërguar.

Reagimi i përfolur i kroatit ishte i prerë: “Kam fituar më shumë Liga të Kampionëve sesa ata në të gjithë historinë e tyre. Nuk më intereson çfarë thonë”.

Modric ka fituar gjashtë herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin (2014, 2016, 2017, 2018, 2022 dhe 2024), ndërsa Barcelona ka pesë trofe të këtij kompeticioni në historinë e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco