Formula 1/ Verstapen vulos qëndrimin: Nuk kam pasur kurrë dyshime

Formula 1/ Verstapen vulos qëndrimin: Nuk kam pasur kurrë dyshime

19:24, 01/08/2025

Pa foto dhe pa publikime të bujshme në rrjetet sociale, Maks Verstapen ka konfirmuar qëndrimin e tij te Red Bulli në prag të Çmimit të Madh të Hungarisë, duke shuar kështu përfundimisht zërat e kohëve të fundit që e shihnin larg ekipit austriak në sezonin e ardhshëm.

“Është koha t’u japim fund thashethemeve”, u shpreh Verstapen në konferencë.

Fundi i historisë. Do të ishte e çuditshme që Red Bull të njoftonte se piloti i saj yll me një kontratë të gjatë do të mbetet me një ekip me të cilin ka nënshkruar.

Sidomos pasi kjo do të hapte derën për të konfirmuar se dyshimet ekzistonin.

Por tani i përkasin së kaluarës, megjithëse viti 2026 do të diktojë nëse një kapitull dyshimesh do të rihapet midis partneritetit më të suksesshëm të fundit në Formulën 1.

“Ishte e qartë se do të qëndroja, kjo ka qenë ndjesia e përgjithshme dhe nuk kam pasur kurrë dyshime. Ne diskutuam vetëm se çfarë mund të bëjmë me makinën. Kështu që, nëse je i interesuar të qëndrosh, nuk do të flasësh për gjëra të tilla”, pohoi holandezi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco