Rubin Kazan huazon sulmuesin shqiptar te Sampdoria

Rubin Kazan huazon sulmuesin shqiptar te Sampdoria

17:51, 01/08/2025

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Marvin Çuni, do të vijojë karrierën te skuadra e Sampdorias që militon në Serinë B italiane.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi xhenoves, nëpërmjet faqes zyrtare. 

Bëhet fjalë për një huazim nga Rubin Kazani, me mundësi blerje, në rast se 24-vjeçari do të arrijë të bindë drejtuesit e Sampdorias. 

Çuni është aktivizuar 1 ndeshje me fanellën kuqezi më 17 tetor të vitit 2023, teksa vitin e kaluar u shit nga Frosinone drejt Rubin Kazan për 2 milionë euro.

Sulmuesi e njeh mjaftueshëm futbollin italian, teksa numëron 22 paraqitje në Serinë A dhe 3 në Serinë B, ku në total ka shënuar 2 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco