Një rekord negativ, por historik, u regjistrua në futbollin argjentinas të hënën mbrëma (28 korrik), që pritet të qëndrojë për shumë kohë pa u thyer.
Për herë të parë në 134 vjet histori, u luajtën tetë ndeshje radhazi që përfunduan 0-0, në të njëjtën javë kampionati të divizionit të parë.
Javën e tretë të fazës ‘Clausura’ e mbylli barazimi pa gola midis Talleres dhe Godoy Cruz, ndërkohë që të gjitha ndeshjet e luajtura gjatë periudhës tre-ditore, nga e premtja (25 korrik) deri të dielën (27 korrik), përfunduan me të njëjtin rezultat: 0-0.
Asnjë gol, asnjë festë, vetëm tetë barazime të bardha, që shënuan një statistikë të paprecedentë për futbollin argjentinas.
Sipas ‘TyC Sports’, media kryesore sportive në vend, kjo është hera e parë në historinë e kampionatit argjentinas që regjistrohen tetë ndeshje me rezultatin 0-0 në të njëjtën ditë zyrtare ndeshjesh. Deri tani, rekordi ishte gjashtë ndeshje pa gola, një rezultat që ishte shënuar pesë herë në të kaluarën, por kurrë më shumë.
Barazimet në ndeshjet Talleres – Godoy Cruz dhe River Plate – San Lorenzo, të zhvilluara të dielën, plotësuan mozaikun e kësaj jave të pazakontë, duke ngritur totalin në tetë ndeshje pa asnjë gol të vetëm.
Ndërkohë që kjo është hera e parë që tetë ndeshje përfundojnë 0-0 në një javë të vetme, precedentë me gjashtë barazime të tilla janë regjistruar më herët, veçanërisht në periudhën kur liga argjentinase përbëhej nga 30 skuadra, çka rrite shanset për ndeshje pa gola.
Rasti i parë i ngjashëm është shënuar në Apertura 1993, me gjashtë nga dhjetë ndeshje që përfunduan 0-0. Skenarë të ngjashëm janë përsëritur edhe në javën e 12-të të kampionatit 2016, si dhe në javën e 3-të të këtij viti. Tre raste të tjera ndodhën në vitin 2023, gjatë javëve 7, 11 dhe 24 të Kupës së Ligës.
Por tetë ndeshje sterile në një raund të vetëm mbeten një rast i veçantë dhe i pashembullt në analet e futbollit argjentinas.
Ndeshjet që përfunduan 0-0 në raundin historik:
Independiente Rivadavia – Belgrano 0-0
Union – Tigre 0-0
Aldosivi – Newell’s Old Boys 0-0
Rosario Central – San Martín de San Juan 0-0
Platense – Argentinos Juniors 0-0
Vélez – Instituto 0-0
Talleres – Godoy Cruz 0-0
River Plate – San Lorenzo 0-0
➖❌ Récord en 134 años
📊 En la fecha 3 del Torneo Clausura, se rompió la racha histórica de empates 0-0 en una misma fecha. A falta del cierre de la jornada, hubo ocho empates 0-0 y el récord en el profesionalismo era de seis. pic.twitter.com/NX3urkSFuS
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: