Duka uron klubet shqiptare për arritjet e deritanishme në kompeticionet europiane

Duka uron klubet shqiptare për arritjet e deritanishme në kompeticionet europiane

16:36, 01/08/2025

Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u ka dërguar letra urimi pesë ekipeve shqiptare që do të vijojnë rrugëtimin në kompeticionet e UEFA-s.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar  përgëzon klubet e Egnatia-s, Dinamo City-t, Ballkani-t, Dritës dhe Shkëndijës për paraqitjet e tyre dinjitoze në raundet kualifikuese të UEFA Champions League dhe UEFA Conference League.

Duka u uroi suksese në ndeshjet e radhës.

Egnatia do të përballet me Olimpija Ljubljana në turin e tretë të Conference League, ndërsa Dinamo City do të luajë kundër Hajduk Split.

Pas eliminimit nga FC Copenhagen, Drita do të përballet me FCSB në raundin e tretë të Europa League.

Sakaq, Ballkani do të luajë ndaj Shamrock Rovers në raundin e tretë Conference League teksa Shkëndija e Tetovës që ka shkruar historinë duke u kualifikuar në turin e tretë të Champions League, do të përballet me Qarabag.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco