Drita godet fuqishëm në merkato, Kristal Abazaj zyrtarisht bardhekaltër!

Drita godet fuqishëm në merkato, Kristal Abazaj zyrtarisht bardhekaltër!

15:25, 01/08/2025

Klubi i Dritës vazhdon të tregojë ambicie të mëdha për sezonin e ri, duke përforcuar skuadrën me një emër të njohur dhe me peshë në futbollin shqiptar. Kristal Abazaj, sulmuesi anësor me eksperiencë dhe cilësi të dëshmuara, është lojtari më i ri i klubit nga Gjilani. Një lëvizje që konfirmon synimet e qarta të klubit për të garuar në nivelet më të larta, si në kampionat ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Njoftimi i Dritës

Një tjetër emër i madh i bashkohet skuadrës sonë – mirë se vjen Kristal Abazaj!

Jemi të lumtur të njoftojmë përforcimin më të ri të klubit tonë, Kristal Abazaj, një lojtar me eksperiencë dhe cilësi të lartë që i shtohet repartit ofensiv.

Pas një angazhimi dhe vendosmërie të madhe, drejtori ynë sportiv, Valon Zymberi, ka arritur të mbyllë me sukses marrëveshjen që sjell Kristalin në radhët tona.

Abazaj ka firmosur një kontratë dyvjeçare. Ai pritet të jetë një armë e fortë për trajnerin Ramadani.

Mirë se vjen Kristal!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco