Novak Djokovic ka rikthyer edhe një herë atmosferën argëtuese që di të krijojë jashtë fushës, duke publikuar së fundmi disa foto nga një set fotografik për revistën GQ dhe nuk ka hezituar ta përfshijë në lojën e tij të zakonshme me humor bionden bjelloruse, Aryna Sabalenka.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, tenisti serb, i cili ka hequr dorë nga pjesëmarrja në turneun Masters 1000 në Kanada për t’u përgatitur për US Open, shkroi me ironi: “Ja si duhet të pozuar”, duke thumbuar me dashamirësi Sabalenkën.
Sabalenka nuk vonoi t’i përgjigjej me po aq sportivitet, duke pranuar se Djokovic kishte shkëlqyer para kamerës:
“Duhet ta pranoj, e ke bërë shumë mirë”, – komentoi ajo.
Ky përplasje miqësore dhe plot humor mes dy kampionëve nuk është e re për ndjekësit e tenisit. Ajo nisi disa muaj më parë, gjatë Roland Garros, kur Djokovic e imitoi Sabalenkën duke zbritur shkallët e dhomave të zhveshjes në stadiumin Philippe Chatrier, një mënyrë për të bërë shaka me stilin e saj të festimit.
Ky raport i çlirët dhe plot batuta mes tyre ka fituar simpatinë e tifozëve dhe dëshmon edhe një herë karizmën e veçantë të Djokovic-it, i cili di si të argëtojë edhe larg fushës së lojës.
Shhh our favorite show is on…🍿
— Tennis Channel (@TennisChannel) June 5, 2025
DANCE BATTLE 🥊: @SabalenkaA 🆚 @DjokerNole pic.twitter.com/A8nJjeEHEa
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: