Tronditje në botën e futbollit, portieri i Bayernit humb djalin gjashtëvjeçar

Tronditje në botën e futbollit, portieri i Bayernit humb djalin gjashtëvjeçar

12:54, 01/08/2025

Një javë e zezë për botën e futbollit vazhdon me një tjetër lajm tragjik. Pas ndarjes së parakohshme nga jeta të fëmijëve të lojtarit të ri të Barit, Verreth, dhe ish-portierit të Romës, Julio Sergio, një tjetër humbje e rëndë ka prekur një figurë të njohur të futbollit evropian.

Portieri i dytë i Bayern Munchen, Sven Ulreich, ka bërë të ditur se ka humbur djalin e tij gjashtëvjeçar, Len, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë. Ai e ka ndarë dhimbjen me ndjekësit përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale.

Mesazhi i Ulreich në rrjetet sociale:

“Me një trishtim të thellë ju njoftojmë sot se djali ynë, Len, ka ndërruar jetë disa javë më parë pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë. Vendimi për ta bërë publike historinë tonë ka qenë jashtëzakonisht i vështirë për ne, por është një hap i rëndësishëm për ne, si familje, për të sqaruar të afërmit tanë dhe opinionin publik.

Së bashku me vajzën tonë, po përpiqemi të gjejmë rrugën për të ecur përpara në jetë, hap pas hapi. Një falënderim i veçantë për familjet tona, miqtë dhe Bayernin e Mynihut për diskrecionin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë këtyre muajve: do të thotë shumë për ne. U kërkojmë me respekt opinionit publik dhe përfaqësuesve të medieve që të respektojnë privatësinë tonë. Ju lutemi përmbahuni nga pyetjet apo deklaratat e mëtejshme.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco