Gafa e rëndë e gjyqtarit kosovar, i dha një lojtari dy kartonë të verdhë, por nuk e përjashtoi nga loja

Gafa e rëndë e gjyqtarit kosovar, i dha një lojtari dy kartonë të verdhë, por nuk e përjashtoi nga loja

11:39, 01/08/2025

Një situatë e rrallë ndodhi të enjten në Hungari, ku ndeshjen mes Győr-it dhe Pjunik-ut, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, e gjykoi gjyqtari kosovar, Mervan Bejtullahu.

Győri përmbysi humbjen 2-1 nga ndeshja e parë, duke fituar në shtëpi 3-1 dhe siguroi kështu kualifikimin. Kroati Daniel Štefulj vulosi rezultatin me golin e tretë në minutën e 90-të dhe e festoi duke hequr fanellën, për çka mori një karton të verdhë.

Vetëm disa minuta më vonë, Štefulj u ndëshkua sërish për një faull të rrezikshëm, kur goditi me këmbë të ngritur në fytyrë një kundërshtar. Sipas rregullores, dy kartonë të verdhë nënkuptojnë automatikisht përjashtim nga loja. Por mbrojtësi kroat, për habinë e të gjithëve, vazhdoi të qëndronte në fushë.

Bejtullahu u duk i pasigurt dhe u këshillua me asistentët e tij, por vendosi të mos e përjashtonte lojtarin. Duket se gjyqtari i ngatërroi numrat e fanellave: Štefulj kishte numrin 23, ndërsa Dejan Boldor 25 dhe sipas raportit zyrtar të UEFA-s, ishte Boldor ai që mori kartonin e dytë të verdhë.

Për shkak të një ngatërrese të thjeshtë me numrat, një lojtar vazhdoi të luante edhe pse duhej të ishte përjashtuar, gjë që shkaktoi polemika rreth këtij episodi të pazakontë, që rrallëherë shihet në futbollin evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco