Miqësoret kundër Italisë U-19/ Trajneri Ahmataj fton 22 lojtarë

Miqësoret kundër Italisë U-19/ Trajneri Ahmataj fton 22 lojtarë

10:35, 01/08/2025

Shqipëria U-19 nis nesër përgatitjet për dy miqësore luksi ndaj Italisë U-19. Trajneri Julian Ahmataj ka grumbulluar 22 futbollistë të datëlindjeve 2007-2008, të cilët kanë qenë pjesë e vazhdueshme e përfaqësueses gjatë këtij viti, duke marrë pjesë në ndeshje miqësore dhe seleksionime të ndryshme.

Kuqezinjtë do të nisin menjëherë përgatitjet në qendrën stërvitore të Coverciano-s, ndërsa ndeshja e parë ndaj Italisë do të zhvillohet më 5 gusht, në orën 18:00. Miqësorja e dytë do të luhet më 7 gusht, në orën 11:00.

Këto dy takime janë një shans i mirë për stafin teknik dhe lojtarët, në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë kualifikues të Kampionatit Europian U-19. Shqipëria do të jetë vendi organizator i grupit 5, ku do të përballet me Ukrainën, Malin e Zi dhe Sllovakinë në muajin nëntor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco