Nuk gjeti hapësirat e duhura te Bayerni, portugezi kthehet në Premier League

Nuk gjeti hapësirat e duhura te Bayerni, portugezi kthehet në Premier League

09:56, 01/08/2025

Mesfushori i përfaqësueses portugeze, João Palhinha, është shumë pranë rikthimit në Premier League, kësaj here me fanellën e Tottenham Hotspur. Bayern Munich ka dhënë dritën jeshile për transferimin e 30-vjeçarit, i cili pritet të udhëtojë drejt Londrës për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën.

Marrëveshja mes klubeve është në formën e huazimit me të drejtë blerjeje, por jo të detyrueshme. Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, nëse Tottenham vendos ta blejë përfundimisht kartonin e Palhinha-s, do të duhet të paguajë 30 milionë euro. Klubi londinez do të mbulojë tërësisht pagën e lojtarit gjatë huazimit.

Palhinha, i cili u transferua te Bayern nga Fulham për 51 milionë euro verën e kaluar, nuk arriti të siguronte një vend titullari të rregullt në skuadrën bavareze, duke nisur vetëm 10 nga 25 ndeshjet e zhvilluara në sezonin 2024/25. Me dëshirën për të pasur më shumë minuta dhe për të rikuperuar formën më të mirë, ai e ka mirëpritur kalimin te “Spurs”.

Mesfushori me profil mbrojtës është një njohës i mirë i Premier League, pasi shkëlqeu më parë nën drejtimin e Marco Silva-s te Fulham. Rikthimi në Angli shihet si një mundësi për të rifituar rolin e liderit në mesfushë dhe për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë për sfidat me përfaqësuesen portugeze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco