Momente tmerri,  gruaja e tij shtatzënë e basketbollistit të famshëm italian sulmohet nga një peshkaqen në Porto Riko

Momente tmerri, gruaja e tij shtatzënë e basketbollistit të famshëm italian sulmohet nga një peshkaqen në Porto Riko

09:18, 01/08/2025

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Isla Verde, në veri të Porto Rikos, ku Eleonora Boi, gazetare italiane dhe bashkëshorte e basketbollistit Danilo Gallinari, është sulmuar nga një peshkaqen teksa ndodhej në det. Sipas mediave lokale, incidenti ndodhi pasditen e djeshme, kur Boi, e cila është shtatzënë, u kafshua papritur nga një peshkaqen në kofshën e djathtë.

Fatmirësisht, ndihma mjekësore mbërriti menjëherë dhe Boi u transportua me urgjencë në Qendrën Mjekësore “Río Piedras”, ku iu dha trajtimi i nevojshëm. Mjekët konfirmuan se ajo është në gjendje të qëndrueshme dhe nuk është në rrezik për jetën, si ajo ashtu edhe foshnja që mban në bark.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi llojin e peshkaqenit apo shkallën e saktë të dëmtimit, por autoritetet lokale kanë sqaruar se situata është nën kontroll. Lajmi është përhapur me shpejtësi në mediet italiane dhe ndërkombëtare, duke shkaktuar shqetësim të madh edhe në rrjetet sociale, ku çifti gëzon shumë ndjekës.

Danilo Gallinari, i cili aktualisht po merr pjesë në fazën “playoff” të kampionatit në Porto Riko, ende nuk ka dhënë një deklaratë publike mbi ngjarjen, ashtu si edhe vetë Boi. Ndërkohë, fansat dhe miqtë e çiftit presin me ankth për më shumë lajme pozitive nga spitali.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco