Shifra të çmendura, Çelsi kap ‘pikun’ për shpenzime në histori

Shifra të çmendura, Çelsi kap ‘pikun’ për shpenzime në histori

08:26, 01/08/2025

Stina e verës ndez ëndrrat e tifozerive, por është edhe ajo kur klubet duhet të shpenzojnë, për të thyer konkurrencën e njëritjetrit. Merkatoja e futbollit është kthyer në një arenë ku ekipet më të mëdhaja të Botës garojnë jo vetëm për trofe, por edhe për emra të mëdhenj.

E në bazë të të dhënave të fundit nga “Transfermarkt”, është klubi anglez i Çelsit që kryeson listën si ai që ka shpenzuar më shumë në histori, aq sa ka mbërritur një total prej 4,18 miliardë eurosh, duke lënë pas Mançester Sitin dhe Juventusin.

“Top 5” klubet me më shumë shpenzime në histori:

Çelsi – 4,18 miliardë €

Man. Siti – 3,23 miliardë €

Juventusi – 3,18 miliardë €

Man. Junajtid – 3,02 miliardë €

Real Madrid – 2,90 miliardë €

Ajo që dallohet, është se Premier Liga dominon me 7 klube, edhe në “Top 15”-she. Paris SG-ja, falë investimeve të mëdha nga pronarët e Katarit, renditet e shtata me 2,61 miliardë euro, ndërsa Barcelona mban vendin e gjashtë.

Me emra të tillë si K.Ronaldo, E.Fernandez, K.Mbape, apo Nejmar e Rajs, këto shifra tregojnë jo vetëm fuqinë financiare, por edhe ambiciet e klubeve angleze për të ndërtuar skuadra fituese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco