Roma fiton miqësoren me skuadrën franceze, Marash Kumbulla aktivizohet në pjesën e dytë

Roma fiton miqësoren me skuadrën franceze, Marash Kumbulla aktivizohet në pjesën e dytë

22:00, 31/07/2025

Roma fitoi me shifrat 3-0 miqësoren që zhvilloi me ekipin tjetër të familjes Friedkin, Cannes.

Në stadiumin “Tre Fontane”, në sytë e gati 3 mijë tifozëve, skuadra e Gasperinit ka fituar miqësoren e katërt këtë verë pas triumfit me Trastevere (14-0), Unipomezia (9-0) dhe Kaiserslautern (1-0).

Golat u shënuan nga El Shaarawy (3′), Dovbyk (42′) dhe Ferguson (87’).

Edhe në këtë duel reparti i mbrojtjes tregoi ndryshime të forta krahasuar me sezonet e kaluara.

Gasperini rreshtoi ekipin me tre mbrojtës si Celik, Ndicka dhe Hermoso.

Ndërsa Marash Kumbulla u aktivizua në pjesën e dytë në minutën e 57-të.

Shtypi italian vlerësoi me notën 6 paraqitjen e shqiptarit, i cili për minutat që i dhuroi Gasperini zhvilloi një ndeshje solide.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco