I pyetur nga gazeta gjermane “Velt am Zontag”, Leon Goretzka ka folur për trajnerin e Bayernit, Vinsent Kompani, duke përmendur vetëm fjalë lavdërimi për të.
“Kur je i suksesshëm, lidhja me trajnerin gjithmonë bëhet më e fortë. Marrëdhënia ime me Vinsent Kompani është e shkëlqyer, si për mua, ashtu edhe për shokët e mi të skuadrës. Të gjithë jemi shumë të kënaqur me të. Vini ka aftësi të shkëlqyera sociale; ai di gjuhën e lojtarëve. Dhe është shumë i sinqertë, që nga dita e parë. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos për lojtarët me përvojë”, tha Goretzka.
Sigurisht, shumica e tifozëve të Bayernit e dinë historinë e Hansi Flick, i cili përmirësoi menjëherë atmosferën në ekip.
Nëse mbështetja për Kompani është me të vërtetë e krahasueshme me të, kjo padyshim është një lajm i mirë për Bayernin dhe tifozët e klubit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: