Damien Komoli, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, ka dhënë një intervistë për ”Sky Sport” në Itali, ku është ndalur në disa tema të nxehta të klubit bardhezi.
Padyshim ato më shqetësueset janë të lojtarëve rebelë, apo atyre të cilëve po u kërkohet një sistemim.
Rasti i dukshëm i rebelimit ishte ai që erdhi nga Duglas Luiz, i cili nuk u shfaq në stërvitje kur ishte caktuar dhe mbërriti në Torino disa ditë me vonesë.
“Unë besoj se Juventusi meriton respekt. Mendoj se klubi është mbi të gjithë të tjerët; është një institucion. Të gjithë duhet ta respektojnë klubin dhe askush nuk është më i madh se klubi, natyrisht duke filluar nga unë. Fola me lojtarin kur ai nuk u kthye dhe i thashë se askush nuk mund ta shfaqë mungesë respekti ndaj klubit. Klubi është gjithçka dhe duhet të kujdeset për të. Menaxhmenti përbëhet nga fitues që duhet të respektohen.
Nuk e di nëse kjo quhet një linjë e ashpër, por duhet bërë siç thashë. Mendoj se Duglas bëri një gabim dhe e pranoi atë. Ai bëri gjithçka që mundi për t’u kërkuar falje shokëve të ekipit dhe trajnerit. Ky është një rast konkret”, theksoi Komoli.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: