Merr fund çështja më e bujshme e trukimeve në Premier Ligë, ish-futbollisti i Milanit shpallet i pafajshëm

Merr fund çështja më e bujshme e trukimeve në Premier Ligë, ish-futbollisti i Milanit shpallet i pafajshëm

17:49, 31/07/2025

Merr fund kalvari i vuajtjeve për Lukas Paketa. Mesfushori brazilian i Uest Hemit, është shpallur i pafajshëm pas thuajse dy vitesh hetime rreth akuzave ndaj tij për trukimin e ndeshjeve në favor të basteve.

Më saktësisht, Paketa akuzohej se ishte ndëshkuar me qëllim me karton të verdhë për të ndihmuar bastet, pasi ishte konstatuar një numër shumë i lartë bastesh për ngjarje të tilla në ndeshjet ku luante ai në futbollin anglez, të vendosura në qytezën ku kishte lindur në Brazil.

Federata Angleze kërkoi përjashtimin e përjetshëm të lojtarit brazilian, me një kërkesë që praktikisht i shkatërroi karrierën, pasi Mançester Siti që ishte gati ta blinte për 90 milionë euro, u tërhoq nga gara për të.

Por pas dy vitesh hetime, një komision i pavarur e ka shpallur Paketa të pafajshëm nga të gjitha kauzat, siç konfirmoi sot klubi i Uest Hem i cili e kishte ndihmuar në çdo mënyrë, edhe duke afruar një nga avokatët më të mirë penalistë në qarkullim për t’u përballur me këto akuza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco