Në përpjekje për të garantuar stabilitet financiar dhe një rrugë të qartë drejt zhvillimit sportiv, Klubi i Futbollit Lushnja 1930 do të dalë për herë të tretë në shitje me 100% të aksioneve. Ky vendim i rëndësishëm synon të tërheqë investitorë me vizion dhe përkushtim, që janë të gatshëm të japin kontribut real në ringritjen e klubit verdhejeshil dhe në forcimin e identitetit të futbollit lushnjar.
“Klubi i futbollit Lushnja 1930 njofton se ditën e hënë do të dalë zyrtarisht për herë të tretë në shitje 100% të aksioneve.
Ky hap vjen në kuadër të përpjekjeve për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme financiare dhe sportive për klubin tonë historik, duke hapur rrugën për investitorë seriozë që ndajnë të njëjtin vizion për zhvillimin e futbollit lushnjar.
Të interesuarit mund të paraqiten sipas procedurave ligjore për të marrë pjesë në procesin e blerjes së aksioneve. Lushnjë, datë 04.08.2025”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: