VIDEO/ Ish-futbollisti i Man. United shndërrohet në hero, bindi një të ri të mos kryente vetëvrasje

VIDEO/ Ish-futbollisti i Man. United shndërrohet në hero, bindi një të ri të mos kryente vetëvrasje

10:44, 31/07/2025

Antonio Valencia, ish-lojtar i Manchester United, është shpallur hero pasi ndërhyri dhe bindi një të ri që të mos hidhej nga një urë për të vrarë veten.

Valencia e ndau vetë historinë këtë javë, duke postuar një video në Instagram, ku shihej së bashku me oficerë policie duke biseduar me të riun në përpjekje për ta ndaluar nga akti tragjik.

Në postimin e tij, Valencia shkroi:

"Natën e kaluar (të hënën) përjetova diçka aspak të këndshme. Një djalë i ri donte t’i jepte fund jetës nga kjo urë. Ishte shumë i ri. Zbrita nga makina dhe iu afrova. Nuk mund të them se e shpëtova, por po, u përpoqa të flisja me të. Faleminderit Zotit që më njohu. U përpoqa t’i thosha disa fjalë motivuese, por ishte shumë e vështirë.

Faleminderit Zotit që më pas mbërritën anëtarë të familjes së tij dhe ai vendosi të mos e ndërmerrte atë hap fatal.

Ju lutem, le të kujdesemi për veten, për mendjen dhe për zemrën tonë."


Një karrierë e lavdishme në fushë

Valencia kaloi një dekadë te Manchester United, ku fitoi dy tituj të Premier League-s dhe një Europa League.

Ai gjithashtu luajti tri sezone në Premier League me Wigan-in, duke fituar gjithsej 99 ndeshje me kombëtaren e Ekuadorit.

Në total, me fanellën e "Djajve të Kuq" ai fitoi edhe një FA Cup dhe dy League Cups, pasi iu bashkua nga Wigan-i për 16 milionë paund në vitin 2009.

Valencia u largua nga Manchester United një dekadë më vonë dhe e mbylli karrierën me LDU Quito dhe më pas Queretaro në Meksikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco