Victor Osimhen mbërrin në Stamboll, mijëra tifozë të Galatasaray-t e presin me entuziazëm

Victor Osimhen mbërrin në Stamboll, mijëra tifozë të Galatasaray-t e presin me entuziazëm

08:47, 31/07/2025

Mbrëmjen e 30 korrikut, pak pas orës 21:00, aeroplani privat me sulmuesin nigerian Victor Osimhen zbriti në Stamboll, ku mijëra tifozë të Galatasaray-t e pritën me një festë madhështore. Ish-sulmuesi i Napolit është shumë pranë zyrtarizimit si lojtari më i ri i klubit turk, në atë që konsiderohet si goditja më e madhe në historinë e Galatasaray-t si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë të imazhit.

Në bordin e avionit, përveç Osimhen, ishin edhe nënkryetari operativ i klubit, Abdullah Kavukcu, dhe ndërmjetësi ndërkombëtar, George Gardi, të cilët kishin një rol kyç në mbylljen e një negociate të gjatë dhe të komplikuar me Napolin.

Pritja që iu bë Osimhen-it ishte spektakolare: turmat e tifozëve verdhekuq e pritën me thirrje, këngë dhe flamuj, duke krijuar një atmosferë elektrizuese që përforcoi ndjesinë se një epokë e re po nis për klubin nga Bosfori.

Për Galatasaray-n, ky transferim është një deklaratë ambicioze për të hyrë në elitën e futbollit evropian. Trajneri Okan Buruk tashmë ka në dispozicion një sulmues të klasit botëror, ndërsa më herët në këtë merkato, klubi siguroi edhe shërbimet e Leroy Sané. Ëndrrat për sukses në Champions League janë gjithnjë e më të forta në Stamboll.

Të enjten, Osimhen do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe pritet të nënshkruajë kontratën me Galatasaray-n.

Osimhen: Jam i emocionuar që u ktheva në vendin që dua

Sapo zbriti në tokën turke, Osimhen nuk fshehu emocionet e tij: “Nuk di si t’i përshkruaj ndjenjat e mia. Jam jashtëzakonisht i emocionuar, jam kthyer në vendin që dua,” tha ai, duke pozuar me shallin e Galatasaray-t në duar.

“Po të më pyesni, tifozët e Galatasaray-t janë më të mirët në botë. Mjafton të shikoni këtë turmë që vjen për të parë një futbollist, kjo tregon dashurinë që kanë për mua. Jam gati të jap gjithçka për të arritur suksesin së bashku me shokët e ekipit këtë sezon të ri. Historia vazhdon dhe jam i lumtur që do ta shkruaj bashkë me Galatasaray-n.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco