Dinamo- Atletic D’Escaldes, trajneri Ilir Daja: Nuk e kemi siguruar kualifikimin

Dinamo- Atletic D’Escaldes, trajneri Ilir Daja: Nuk e kemi siguruar kualifikimin

22:34, 30/07/2025

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kundër Atletic Club D’Escaldes, e vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Ndonëse “blutë” janë shumë pranë kualifikimit në turin tjetër, pasi kanë fituar 2-1 në transfertë në ndeshjen e parë, tekniku kërkon një tjetër sukses në “Elbasan Arena”, që Dinamo të vazhdojë rrugëtimin në Europë.

“Kemi bërë një hap të mirë në ndeshjen e parë, jo vetëm në rezultat, por që kemi bërë një pjesë të dytë goxha të mirë. Dihet që këto ndeshje nuk përfundojnë me ndeshjen e parë, por duhet akoma më shumë të jemi të fokusuar nesër pavarësisht rezultatit që kemi marrë në Andorra.

Si në çdo ndeshje meraku më i madh është si do jetë ekipi nesër. Në periudhë vere gjendja e ekipeve është e luhatshme, për shkak të mungesës së ritmit të lojës. Shpresojmë që me kontingjentin që kemi në dispozicion të japim më të mirën e mundshme, jo vetëm për të prezantuar Dinamon në Europë pas shumë vitesh mungesë, por edhe për të përfaqësuar nivelin e futbollit shqiptar në arenën europiane.

Do të thoja që ne do e konsiderojmë startin e ndeshjes sikur ndeshja në Andorrë ka dalë barazim. Nuk do nisemi nga ajo çfarë kemi bërë në Andorrë, që të futemi me 100% tonë. Këto ndeshje duan të kesh motivim dhe të përqendrohesh nga minuta e parë deri në fund, për të qenë i favorizuar për kalimin më tej.

Edhe kur kam arritur në grupe në drejtimin e Skënderbeut dhe Ballkanit, nuk e kam menduar në turin e dytë kualifikues shkuarjen në grupe.

I kemi marrë gjërat hap pas hapi. Këtë gjë do bëjmë edhe me Dinamon, pastaj do shohim deri ku mund të arrijmë”, ka thënë mes të tjerash Ilir Daja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco