Sot është hedhur shorti për sezonin 2025/26 të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, i cili pritet të nisë më 8 gusht, njofton Telegrafi.
Ky sezon pritet me shumë emocion jo vetëm për rivalitetet tradicionale, por edhe për shkak të skuadrave të reja dhe rikthimeve që do të pasurojnë garën në elitë.
Për herë të parë në historinë e saj, skuadra Arsimi nga Çegrani i Gostivarit do të garojë në nivelin më të lartë të futbollit vendor, duke sjellë një tjetër qendër të rëndësishme të futbollit shqiptar në elitë. Një lajm i mirë për tifozët shqiptarë është edhe rikthimi i Bashkimit nga Kumanova, një ekip me histori dhe traditë të pasur në futbollin vendor, që rikthehet për të shtuar emocionet dhe rivalitetin në kampionat.
Përveç këtyre dy ekipeve të reja, sezonin do ta ndjekin edhe skuadrat shqiptare që janë tashmë pjesë e përhershme e elitës: kampioni aktual Shkëndija nga Tetova, Struga Trim & Lum dhe Shkupi.
Java e parë e kampionatit ka rezervuar përballje të forta shqiptare:
Java e parë – LPFMV 2025/26:
Bashkimi – Arsimi
Struga Trim & Lum – Makedonija Gj.P
Shkëndija – FC Shkupi
Sileksi – AP Brera
Vardari – Pelisteri
Tikveshi – Rabotniçki
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: