Chelsea kërkon 30 milionë euro për Armando Brojën, ‘tremben’ klubet e interesuara për shqiptarin

Chelsea kërkon 30 milionë euro për Armando Brojën, ‘tremben’ klubet e interesuara për shqiptarin

13:04, 30/07/2025

Chelsea vazhdon të kërkojë një shumë të konsiderueshme për kartonin e Armando Brojës, pavarësisht se sulmuesi shqiptar ka pasur pak hapësira në vitet e fundit. Sipas raportimeve të “The Athletic”, klubi londinez ka vendosur një çmim prej 25 milionë paundësh (rreth 30 milionë euro) për lojtarin e dalë nga akademia e tij.

Interes për Brojën kanë shfaqur dy skuadrat gjermane, Stuttgart dhe RB Leipzig, ndërsa muajin e kaluar u përmendën gjithashtu Parma dhe PSV Eindhoven. Megjithatë, asnjë prej këtyre klubeve nuk duket i gatshëm të paguajë një shumë kaq të lartë për një lojtar që ka kaluar disa sezone të vështira dhe ka qenë shpesh i dëmtuar.

Edhe Evertoni, që e kishte huazuar sezonin e kaluar, është tërhequr për shkak të kërkesave të larta të Chelsea-t. Analistët e konsiderojnë këtë çmim të ekzagjeruar, përveçse nëse një klub nga Arabia Saudite vendos të hyjë në garë, siç ndodhi më parë me João Félix.

Megjithatë, ndryshe nga portugezi, Broja nuk ka ende një “emër të madh” që të justifikojë një investim të tillë. Për këtë arsye, mbetet e paqartë nëse Chelsea do të arrijë të arkëtojë shifrën që kërkon për kartonin e 23-vjeçarit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco