‘Sulm’ nga Arabia Saudite për Lewandowski-n, drejtuesit e Barçës 'me laps e letër në dorë'

‘Sulm’ nga Arabia Saudite për Lewandowski-n, drejtuesit e Barçës 'me laps e letër në dorë'

11:22, 30/07/2025

Robert Lewandowski, sulmues polak 36-vjeçar, është në qendër të thashethemeve të merkatos. Sulmuesi i Barcelonës ka kontratë që skadon pas një viti dhe, sipas ‘El Mundo Deportivo-s”, disa klube të Arabisë Saudite po ndjekin me vëmendje situatën e tij.

Aktualisht, Lewandowski nuk ka asnjë dëshirë të largohet nga Katalunja. Ai dhe familja e tij ndihen shumë mirë në Barcelonë pas transferimit nga Bayerni dhe vjen nga një sezon i shkëlqyer, ku shënoi 42 gola dhe fitoi ‘Tripletën’ në garat vendase. Megjithatë, drejtuesit ‘blaugrana’ janë të vetëdijshëm për fuqinë ekonomike të Saudi Pro League, e cila mund ta tundojë lojtarin me një kontratë marramendëse. Për më tepër, merkatoja saudite mbyllet më 23 shtator, pra shumë pas afatit europian të 1 shtatorit, gjë që i lë hapësirë presioni të vazhdueshëm klubit katalanas.

Trajneri Hansi Flick e konsideron Lewandowskin një lojtar kyç për projektin e tij, por mosha e ‘bomberit’ e detyron klubin të bëjë llogari afatgjata. Veç tij, në repartin ofensiv janë edhe Marcus Rashford, Ferran Torres dhe Dani Olmo, ndaj drejtuesit duhet të vendosin për strategjinë më të mirë.

Në rast se do të mbërrinte një ofertë e rëndësishme nga Arabia Saudite, Barcelona mund të marrë në konsideratë shitjen e ish-sulmuesit të Borussia Dortmund, sidomos nëse kjo ofertë garanton më shumë të ardhura dhe siguri afatgjatë se sa kontrata aktuale e lojtarit 36-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco