Zyrtare/ Luis Díaz kalon te Bayerni për 75 milionë euro, paga që do të marrë

Zyrtare/ Luis Díaz kalon te Bayerni për 75 milionë euro, paga që do të marrë

10:13, 30/07/2025

Luis Díaz është zyrtarisht lojtari më i ri i Bayernit të Mynihut. Klubi gjerman ka arritur një marrëveshje të plotë me Liverpoolin për transferimin e sulmuesit kolumbian kundrejt 75 milionë eurove, duke mbyllur një nga sagat më të përfolura të merkatos së verës. Díaz ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2029 dhe do të mbajë fanellën me numrin 14.

Sipas medieve gjermane, paga e tij te Bayern do të jetë 14 milionë euro në vit, duke katërfishuar rrogën që merrte te Liverpool, ku ishte ndër lojtarët më pak të paguar të skuadrës. Dëshira e “Lucho”-s për të lënë Anfield kishte nisur të flitej që në fillim të korrikut dhe më në fund u bë realitet.

Díaz, i cili ishte një nga objektivat kryesorë të trajnerit Vincent Kompany, pritet të jetë një shtesë e madhe për repartin ofensiv të kampionëve të Gjermanisë. Ky transferim është i treti më i shtrenjtë në historinë e Bayernit, pas Harry Kane (95 milionë) dhe Lucas Hernández (80 milionë). Gjithashtu barazon James Rodríguez-in si transferimi i dytë më i shtrenjtë për një futbollist kolumbian, pas Jhon Durán (77 milionë te Al-Nassr).

Bilanci te Liverpooli

Luis Díaz iu bashkua Liverpool-it në janar të vitit 2022 nga Porto për 49 milionë euro. Në tri sezone e gjysmë me “the reds”, ai zhvilloi 148 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 41 gola dhe dhënë 23 asiste. Me Liverpoolin fitoi pesë trofe: Premier League 2024/25, FA Cup 2022, Community Shield 2022 dhe dy Carabao Cup (2022, 2024).

 

Díaz ishte një titullar i padiskutueshëm si nën urdhrat e Jürgen Klopp-it, ashtu edhe me trajnerin e ri Arne Slot. Përveç Barcelonës, që më pas zgjodhi Marcus Rashford, disa klube të tjera kishin shprehur interes, por Bayern e fitoi garën duke siguruar shërbimet e kolumbianit 28-vjeçar.

Tifozët e Liverpool-it do ta kujtojnë si një lojtar spektakolar, i njohur për shpejtësinë, driblimet dhe aftësinë për të vendosur ndeshjet. Ndërsa tani, Díaz shpreson të shkëlqejë në ‘Allianz Arena’ dhe të arrijë objektivin që i ka munguar deri më tani: fitimin e Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco