Rey Manaj surprizoi të gjithë me transferimin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke firmosur një kontratë dyvjeçare me skuadrën e Sharjah FC. Sivasspori përfitoi 2 milionë euro nga kjo marrëveshje, ndërsa sulmuesi shqiptar nuk e harroi skuadrën turke dhe tifozët e saj. Me një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, ai falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë dy viteve të tij të suksesshme në klub.
Postimi i Rey Manajt:
“Tifozët e mi të dashur të Sivassporit, tani ju jeni më shumë se thjesht tifozë, jeni familja ime dhe do të jeni gjithmonë. Ne kemi ndarë momente vërtet të veçanta, të cilat askush nuk mund t’i marrë dhe askush nuk mund t’i njollosë ato që kemi arritur.
Unë gjithmonë kam preferuar të mos flas shumë, edhe në momentet më të vështira, për hirin tuaj dhe për dashurinë tuaj pa kushte. Kam gëlltitur shumë gjëra që nuk janë bërë siç duhet ndaj meje, por ky nuk është momenti. Thjesht dijeni se kam qenë besnik ndaj jush nga dita e parë deri në të fundit, dhe do të jem gjithmonë.
34 gola dhe 11 asiste në dy sezone, gëzimi ynë së bashku, t’ju shoh të lumtur ka qenë gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Faleminderit për gjithçka, nuk do t’ju harroj kurrë ju dhe familjen time.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: