Një ngjarje tronditëse është regjistruar nga kamerat e sigurisë në një kompleks banimi në qytetin Natal të Brazilit, ku protagonist është ish-basketbollisti 29-vjeçar Leonardo Cabral.
Sipas mediave braziliane, Cabral dyshohet se gjeti në telefonin e partneres së tij, Juliana Garcia dos Santos, një bisedë të saj me një mik të tij të afërt. I irrituar, ai e hodhi celularin në pishinë dhe më pas e futi të dashurën në ashensor.
Pamjet tregojnë një debat të tensionuar mes çiftit brenda ashensorit, i cili përfundon me shpërthimin e dhunës. Me një goditje grushti, Cabral e rrëzon Julianën në tokë dhe vazhdon ta godasë me egërsi për rreth 30 sekonda.
Britmat e viktimës nxitën reagimin e fqinjëve, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Cabral u arrestua në vendngjarje dhe rrezikon dënim me disa vite burg për tentativë feminicidi, një nga akuzat më të rënda në ligjin penal të Brazilit.
Juliana u largua nga ashensori me fytyrën tërësisht të deformuar nga goditjet. Ajo ka pësuar fraktura të shumta në fytyrë dhe nofull dhe do t’i nënshtrohet një operacioni për rikuperim.
Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, kanë dalë në dritë edhe akuza të tjera për dhunë nga ana e Cabral në raste të mëparshme, të cilat tani janë pjesë e hetimeve të zgjeruara të autoriteteve.
Igor Cabral, o covarde que espancou a namorada com 60 murros em Natal-RN.
O monstro é jogador de basquete, deformou o rosto da mulher que precisará fazer reposição facial. Parece que a tentativa dele era mata-la.
No condomínio de luxo que mora ele é famoso por gostar de brigas. pic.twitter.com/x3zzaWHVsl
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: