Danezët e Kopenhagenit treguan se janë shumë të fortë për Dritën e Gjilanit, teksa triumfuan në duelin e kthimit me rezultatin 0-1, të zhvilluar në Prishtinë, duke u kualifikuar për në raundin e tretë të Champions-it me rezultatin e përgjithshëm 3-0.
Për sa i përket duelit të sotëm, ishte goli i Kornelius në minutën e 42-të, ai që vendosi sfidën, ndërkohë që Drita luajti prej minutës së 27-të me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të sulmuesit Liridon Balaj.
Për sa i përket vijueshmërisë së garës, pas eliminimit nga Championsi, Drita kalon në raundin e tretë të Ligës së Europës, ku do të përballet me humbësin e çiftit, Shkëndija-FCSB.
Nëse eliminohet edhe nga këtu, atëherë do të jetë në Ligën e Konferencës, nga raundi i katërt kualifikues për në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: