Interi rrit ofertën për Lookman

Interi rrit ofertën për Lookman

21:45, 29/07/2025

Interi ka bërë një hap të ri konkret në përpjekjen për të transferuar Ademola Lookman nga Atalanta.

Sipas Sky Sport Italia dhe Sport Mediaset, drejtuesit zikaltër kanë dorëzuar një ofertë të re me shkrim prej 42 milionë euro në pagesë fikse, plus 3 milionë euro bonuse.

Sot është zhvilluar një takim i ri mes përfaqësuesve të Interit dhe Atalantës, ku zikaltrit kishin premtuar një përmirësim të ofertës fillestare prej 40 milionë euro.

Fillimisht pritej që propozimi i ri të ishte 40 milionë + 5 milionë në formë bonusesh, por në fund, Interi ka zgjedhur të rrisë shumën fikse në 42 milionë, duke shtuar edhe 3 milionë të tjera në bonuse.

Atalanta ka qenë e vendosur në qëndrimin e saj, duke kërkuar 50 milionë euro në total, përfshirë edhe bonuset, për të liruar yllin e tyre ofensiv.

Tani mbetet të shihet nëse kjo ofertë prej 45 milionë eurosh në total do të jetë e mjaftueshme për të mbyllur marrëveshjen.

Lookman, i cili do të mbushë 28 vjeç në tetor, është nën kontratë me Atalantën deri në qershor 2027. Ai iu bashkua klubit bergamask në vitin 2022 nga RB Leipzig për 10.85 milionë euro plus 1.5 milionë bonuse.

Gjermanët e Leipzig kanë të drejtën për një përqindje nga shitja e ardhshme, që do të thotë se edhe ata do të përfitojnë nga kjo lëvizje e mundshme.

Pas performancave mbresëlënëse të sulmuesit nigerian, që u shpall edhe Futbollisti Afrikan i Vitit 2024, Interi po e sheh Lookman si një përforcim kyç në fazën sulmuese për sezonin e ri.

Me ofertën e fundit, klubi po tregon se është i gatshëm të investojë seriozisht për të siguruar shërbimet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco