Kupa e Botës 2026/ Zbulohet vendi dhe data ku do të hidhet shorti

Kupa e Botës 2026/ Zbulohet vendi dhe data ku do të hidhet shorti

19:50, 29/07/2025

Mediat meksikane kanë zbuluar vendin dhe datën e saktë ku do të hidhet shorti për Kampionatit Botëror 2026, që për herë të parë në histori do të ketë 48 ekipe pjesëmarrëse dhe do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Sipas gazetarit meksikan Gibran Araige nga ‘TUDN’, FIFA ka vendosur që ceremonia e shortit të zhvillohet në Las Vegas të Nevadës, më 5 dhjetor, një ditë e premte. Ngjarja do të mbahet në arenën futuriste dhe ndriçuese ‘Sphere’, një strukturë spektakolare me kapacitet prej 17.500 ulësesh.

Kuriozitet mbetet fakti që Las Vegasi nuk është përfshirë në listën e qyteteve pritëse të ndeshjeve të Kupës së Botës, edhe pse ka një nga stadiumet më moderne në SHBA – ‘Allegiant Stadium’, shtëpia e ekipit të NFL-së ‘Las Vegas Raiders’.

Megjithatë, qyteti do të ketë privilegjin të presë shortin që do të përcaktojë rrugëtimin e 48 kombëtareve në fazën e grupeve.

Botërori 2026 do të nisë më 11 qershor, me Meksikën që do të luajë ndeshjen hapëse në ‘Stadiumin e Meksikos’. Finalja e madhe do të zhvillohet më 19 korrik në ‘MetLife Stadium’ të New York-ut, një arenë që së fundmi ka pritur edhe finalen e Kupës së Botës për Klube 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco