Drita do të masë forcat me Kopenhagenin në orën 20:00. Ndeshja është e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampioneve.
Nga Prishtina raportohet për përplasje mes tifozëve të Dritës dhe Kopenhagenit.
Më tepër se 200 tifozë të klubit danez kanë udhëtuar për ndeshjen e sotme.
Në pamjet e publikuar vërehen forcat policore. Kujtojmë se Drita e ka humbur ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 2-0.
Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy skuadrave. Në rast eliminimi, kampionët e Kosovës do e vijojnë rrugëtimin në turin e tretë të Ligës së Europës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: