Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Problemet në ndeshjen e parë të sezonit, Barcelona do të rimbursojë tifozët

Problemet në ndeshjen e parë të sezonit, Barcelona do të rimbursojë tifozët

17:36, 29/07/2025

Ndeshja e parë përgatitore e Barcelonës për sezonin 2025-2026 nuk do të mbahet mend vetëm për fitoren dhe debutimet e Rashford, Joan Garsias, Runit dhe Dro, por edhe për polemikat rreth transmetimit të saj.

Një sulm kibernetik në platformat e transmetimit të klubit e detyroi Barçën të përdorte mekanizma mbrojtës që penguan shikimin e miqësores kundër Visel Kobe.

Megjithatë, siç kanë bërë me dije mediat spanjolle, klubi ka vendosur të rimbursojë të gjithë ata që janë prekur. Barcelona transmetoi falas pjesën e dytë në kanalin e saj në “YouTube”.

Pavarësisht vendimit për ta transmetuar miqësoren ndaj Kobes falas në pjesën e dytë, bordi i Laportës ka vendosur t’ua rimbursojë paratë të gjithë abonentëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco