Transformimi i pabesueshëm i Luka Doncic, një trup i ri dhe një mision i qartë: të fitojë gjithçka

Transformimi i pabesueshëm i Luka Doncic, një trup i ri dhe një mision i qartë: të fitojë gjithçka

09:56, 29/07/2025

Luka Doncic nuk është më ai që ishte. Jo sepse nuk është më i mirë, por sepse është më i përgatitur se kurrë për të treguar se i përket elitës absolute të basketbollit botëror. Pas një gjysmë sezoni zhgënjyes me Dallas Mavericks dhe një eliminimi të parakohshëm me Los Angeles Lakers në playoff, kampioni slloven është futur në një regjim të hekurt për të rilindur: fizikisht dhe mendërisht.

Në moshën 26-vjeçare, Luka shfaqet me një fizik të transformuar në kopertinën e Men’s Health, i tonifikuar, më i dobët dhe dukshëm më atletik. Ai i ka reduktuar birrat dhe ka rritur ndjeshëm proteinat në dietë, të paktën 250 gram në ditë, pa gluten dhe me pak sheqer. Ushqimi i tij i përditshëm përfshin smoothie me qumësht bajameje dhe stërvitje intensive, shpesh esëll, dy herë në ditë nga 90 minuta.

Image

Për Doncic-in, kjo verë nuk ishte pushim në bregdetin kroat, por një kamp trajnimi personal.

“Jam njeri konkurrues. Çfarë ndodhi më motivoi për t'u bërë më i mirë,” tha ai për Men’s Health. Luka e organizoi vetë sallën e stërvitjes me pesha, topa mjekësorë dhe mjete profesionale, duke ndjekur një program të dizajnuar për të optimizuar forcat e tij fizike dhe eksplozivitetin në fushë.

Por Doncic nuk ka qenë kurrë një lojtar "jashtë forme", siç e kanë akuzuar disa media amerikane. Me 28.2 pikë, 8.2 kërcime dhe 7.7 asistime për ndeshje gjatë sezonit të kaluar, Luka ishte ende ndër më të mirët në NBA. Kritikët thjesht kërkuan një justifikim për ta larguar nga Dallas-i dhe për ta vendosur në një treg më të madh si Los Angeles, aty ku çdo veprim i tij shumëfishon vlerën e ligës.

Image

Te Lakers, ai është tashmë figura qendrore. Nga 2 gushti mund të rinovojë kontratën për 229 milionë dollarë për 4 vite. Dhe pritet ta bëjë. Në krah do të ketë Deandre Ayton dhe Marcus Smart, të cilin vetë e kërkoi si “mbrojtësin” e tij. Me LeBron James që mbush 40 vjeç, ky mund të jetë sezoni i fundit i “Mbretit” dhe mundësia e fundit për të bërë historinë bashkë.

Ndërkohë, Luka nuk harron as kombëtaren. Në Eurobasketin që zhvillohet nga 27 gushti deri më 14 shtator, ai do të udhëheqë Slloveninë kundër emrave si Jokic, Antetokounmpo, Sengun apo Wagner. Nuk ka alibi, vetëm dëshirë për të fituar.

Doncic është gati. Me një trup të ri dhe një vendosmëri të hekurt, ai do të provojë se talenti nuk mjafton, por puna, sakrifica dhe uria për fitore janë ato që ndërtojnë një legjendë. Siç tha vetë: “Jordan dhe Kobe sakrifikuan shumë. Nëse ndalem tani, gjithçka do të ketë qenë kot.”

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco