Pezullimi i Messit kushton shtrenjtë, sulm frontal ndaj MLS-së për vendimin ‘vetëvrasës’

Pezullimi i Messit kushton shtrenjtë, sulm frontal ndaj MLS-së për vendimin ‘vetëvrasës’

09:32, 29/07/2025

Vendimi i MLS-sw për të pezulluar Lionel Messin ka shkaktuar një valë kritikash të ashpra, jo vetëm nga tifozët dhe ish-futbollistët, por edhe nga ekspertët ekonomikë dhe drejtuesit e klubeve. Arsyeja? Humbjet e konsiderueshme financiare që ka pësuar liga për shkak të mungesës së argjentinasit në një ndeshje zyrtare pas mosprezencës së tij në “All-Star Game”.

Së bashku me Jordi Alba, Messi u ndëshkua me pezullim një ndeshje, duke u lënë jashtë një përballjeje që kishte gjeneruar pritshmëri të mëdha dhe interes të jashtëzakonshëm nga tifozët.

Kritika nga figura të njohura: Vendim i gabuar

Ish-portieri dhe analisti Shaka Hislop komentoi vendimin duke thënë:

"Kush ndëshkohet realisht nga kjo? Klubi, tifozët, të ardhurat… do të ketë një rënie të ndjeshme në numrin e shikuesve në stadium. Aty është goditja më e madhe."

Nga ana tjetër, ish-legjenda e Liverpoolit Stevie Nicol shtoi:

“Gjithmonë ka raste kur duhet bërë një përjashtim. Ky vendim është 100% i gabuar.”

Efekti Messi: Rritje e jashtëzakonshme për MLS dhe Inter Miami

Që nga transferimi i Messit tek Inter Miami, ndikimi i tij ekonomik ka qenë i jashtëzakonshëm:

  • Të ardhurat e klubit janë rritur nga 50-60 milionë $ në 2022 në rreth 200 milionë $ në fund të 2024.
  • Forbes e vlerëson sot Inter Miami në 1.2 miliardë dollarë, duke e renditur si një nga klubet më të vlefshme në Amerikën e Veriut.
  • Vetëm nga ndeshjet si pritëse, klubet e tjera të MLS kanë fituar në total mbi 83 milionë dollarë, me një mesatare prej 6.45 milionë $ për ndeshje.
  • Për shembull:
  • LAFC fitoi rreth 17.3 milionë $ nga dy ndeshje ku priti Messin.
  • Edhe klube nga tregje më të vogla si CF Montreal përfituan mbi 8 milionë $ nga një përballje e vetme kundër Inter Miami-t me “Pleshtin” në fushë.

MLS dhe stadiumet e mbushura si kurrë më parë

Prania e Messit ka kthyer çdo ndeshje në një ngjarje të jashtëzakonshme:

  • Chicago (Soldier Field): 62,358 tifozë (pjesa dërrmuese me fanella të Argjentinës)
  • Columbus: 60,614 spektatorë (gati trefishi i mesatares normale)
  • Vancouver: 57,837 tifozë

Përfundimi, pezullim që kushton shtrenjtë

Ndërsa MLS synon të rritet si ligë globale dhe të konkurrojë me kampionatet më të njohura të botës, dënimi ndaj ‘yllit’ më të madh të saj rezulton kundërproduktive. Lionel Messi nuk është vetëm një lojtar,  është një makinë marketingu dhe ekonomike dhe çdo mungesë e tij në fushë është një humbje reale për të gjithë ligën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco