Al Nassr shpenzoi 50 milionë euro për Joao Felix, pas prapaskenave, regjia e Cristiano Ronaldos

Al Nassr shpenzoi 50 milionë euro për Joao Felix, pas prapaskenave, regjia e Cristiano Ronaldos

09:03, 29/07/2025

Një tjetër lëvizje befasuese erdhi nga merkatoja saudite: Joao Felix është zyrtarisht lojtar i Al Nassr, që ka paguar 50 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit portugez nga Chelsea. Transferimi ka befasuar më shumë për aspektin ekonomik sesa për vlerat sportive, pasi forma e lojtarit ka qenë shumë larg pritshmërive vitet e fundit.

Pas një huazimi të zbehtë te Milani, ku spikati më shumë për kartonë të verdhë sesa për gola, 25-vjeçari do të provojë një aventurë të re në Saudi League, ku do të përfitojë 17.5 milionë euro neto në sezon, një pagë që e vendos ndër më të paguarit në kampionat.

Ky superoperacion mban firmën e menaxherit Jorge Mendes, por në prapaskenë ka ndikuar ndjeshëm edhe Cristiano Ronaldo. ‘Ylli’ i Al Nassr, që ka rinovuar së fundmi me kushte faraonike, po përpiqet të krijojë një “koloni portugeze” në skuadër, me sytë drejt Botërorit 2026, ku kërkon të jetë ende protagonist.

222 milionë euro në total, Joao Felix hyn në historinë e merkatos

Me këtë lëvizje, Joao Felix ngjitet në vendin e katërt në renditjen e lojtarëve që kanë “lëvizur” më shumë para gjatë karrierës. Në moshën vetëm 25-vjeçare, ai ka gjeneruar 222 milionë euro nga transferimet:

  • Benfica → Atlético Madrid: 120 milionë €
  • Atlético Madrid → Chelsea: 52 milionë €
  • Chelsea → Al Nassr: 50 milionë €

Këto shifra marramendëse vijnë pavarësisht se dy huazimet e fundit te Barcelona dhe Milani rezultuan të pasuksesshme. Megjithatë, emri dhe talenti i Joao Felix vazhdojnë të mbeten një pasuri e vlefshme në merkato, sidomos në një treg që, si ai saudit, nuk kursehet për ‘yjet’ europianë.

 

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kthesa e vërtetë në karrierën e tij do të vijë në Riad – dhe nën hijen e Cristiano Ronaldos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco