Nga oferta zyrtare e kampionëve të Polonisë te shifra e transferimit në Ukrainë, ja prapaskenat e shitjes së Zabërgjës

Nga oferta zyrtare e kampionëve të Polonisë te shifra e transferimit në Ukrainë, ja prapaskenat e shitjes së Zabërgjës

08:35, 29/07/2025

Ylli shqiptar i Kosovës, Baton Zabërgja, do të vijojë karrierën në Ukrainë, teksa do të veshë fanellën e Matalist 1925, së bashku me sulmuesin Itodo Mandela.

Nga shtija e Zabërgjës, Dinamo do të përfitojë 800 mijë euro, me sulmuesin që ka firmosur kontratë 3+1 vjeçare.

Me kërkesën e klubit shqiptar, sulmuesi do të qëndroj në Tiranë edhe 3 javë për të ndihmuar ekipin e Dinamos në Ligën e Konferencës.

Për shërbimet e Zabërgjës kanë qenë të interesuara disa skuadra, mes tyre edhe kampionët e Leh Poznan që bënë edhe ofertë zyrtare por pasi lojtari u angazhua me Dinamon në kualifikueset e Ligës së Konferencës, Poznan u tërhoq. Te Metalisti, Zabërgja do të përfitojë rreth 350 mijë euro në vit me bonuse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco