Kujtuan se morën kërkesë nga Xavi dhe Guardiola/ Federata e Futbollit të Indisë bie pre e sulmeve kibernetike

Kujtuan se morën kërkesë nga Xavi dhe Guardiola/ Federata e Futbollit të Indisë bie pre e sulmeve kibernetike

20:17, 28/07/2025

Federata e Futbollit të Indisë (AIFF) ka rënë pre e një sulmi kibernetik, pasi mori aplikime të falsifikuara për postin e trajnerit të kombëtares nga emra të mëdhenj të futbollit botëror si Pep Guardiola dhe Xavi Hernandez.

Në një deklaratë zyrtare, AIFF bëri të ditur se aplikimet nga trajneri i Manchester City-t dhe ish-trajneri i Barcelonës rezultuan të pavërteta dhe u identifikuan si pjesë e një mashtrimi në rrjet.

Federata mori email-e me aplikime nga Pep Guardiola dhe Xavi Hernandez, por nuk ishte e mundur të vërtetohej autenticiteti i tyre. Hetimet më pas zbuluan se bëhej fjalë për dokumente të rreme,” thuhej në njoftim.

Ngjarja ndodhi në një moment kur federata ishte në proces përzgjedhjeje për trajnerin e ri të ekipit kombëtar, pas dorëheqjes së spanjollit Manolo Márquez. Më shumë se 170 kandidatura u dorëzuan në total.

Aktualisht, India renditet në vendin e 133-të në klasifikimin e FIFA-s dhe synon kualifikimin në fazën finale të Kupës së Azisë. Gjatë periudhës së Márquez në pankinë, ekipi arriti vetëm një fitore në tetë ndeshje, gjë që përshpejtoi largimin e tij dhe hapjen e garës për një pasues. 

Syri.net-Protothema

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco