Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Portieri James Trafford rikthehet te Manchester City

Portieri James Trafford rikthehet te Manchester City

14:18, 25/07/2025

Manchester City ka arritur marrëveshje me Burnley për rikthimin e portierit James Trafford në “Etihad Stadium”.

Sipas raportimit të gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, marrëveshja është finalizuar nën një klauzolë rikthimi prej më pak se 40 milionë paundë.

Trafford ka thënë “po” për rikthimin te City, pasi ishte pikërisht trajneri Pep Guardiola që e kërkoi transferimin e tij.

Trafford, i cili më herët ishte pjesë e akademisë së Cityt, ka bërë paraqitje të mira me Burnleyn dhe konsiderohet si një nga portierët më premtues anglezë.

Klubi tjetër i interesuar për të, Newcastle United, është njoftuar për vendimin e lojtarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco